
Do të jetë një grua ajo që do të zëvendësojë Elon Musk në krye të Tesla-s.
Kolosi i makinave elektrike ka emëruar Robyn Denholm në krye të këshillit të administratës. Emërimi i Denholm ka efekt të menjëhershëm.
Denholm lë kështu detyrën e drejtores së strategjisë dhe financës në Tesltra, kolosi australian i telekomunikacionit.
“Besoj te kjo kompani dhe dhe misioni i saj”, tha ajo menjëherë pas emërimit.
Emërimi i Denholm në këtë detyrë u pa si një lëvizje e nevojshme për Musk, i cili përballet me akuzat për mashtrim.



