Seferi flet për operacionin “Bregdeti ynë”: Në periudhën korrik-gusht bregdeti do të jetë i lirë për pushuesit (VIDEO)

Seferi flet për operacionin “Bregdeti ynë”: Në periudhën korrik-gusht bregdeti do të jetë i lirë për pushuesit (VIDEO)

Në nisje të këtij muaji, kryeministri Edi Rama u dërgoi një ultimatum ndërtuesve për të shembur objektet e ndërtuara pa leje, para se t’ua rrafshonte IKMT. Aksioni në fakt nisi vetëm një javë me vonë dhe deri më tani, operacioni “Bregdeti ynë”, është shtrirë në Velipojë, Ksamil dhe prej ditës së djeshme edhe në Shëngjin e Vlorë.

Për këtë operacion, Guri Seferi, zv. Inspektor pranë IKMT i ftuar në studion e lajmeve të MCN TV tha se aksioni do të vijojë deri në fund të qershorit dhe se në periudhën korrik-gusht bregdeti do të jetë i lirë për pushuesit dhe se puna do të rinisë sërish në shtator. Seferi sqaroi po ashtu se përpara se të bëhet prishja e ndërtimeve kërkohet dokumentacioni dhe sipas tij nëse ndërtimet janë në proces legalizimi lihet një afat kohor.

Intervista e plotë:

Seferi, le ta nisim nga Shengjini ku eshte perqendruar dhe aksioni i sotem. Si eshte situata ne kete zone me ndertimet pa leje?

Seferi: Faktikisht aksioni “bregdeti ynë” ka nisur prej një jave dhe ka nisur në dy skaje, Velipojë dhe Ksamil, ndërsa dje ka vijuar në Shëngjin dhe Vlorë. Është marrë përsipër detyra nga IKMT që deri në fund të qershorit do të hiqen inertet dhe në periudhën korrik-gusht bregdeti do të jetë i lirë për pushuesit për të rinisur nga puna sërish në shtator. Janë 254 ndërtime pa leje në gjithë bregdetin. Janë prishur 10 objekte në Shëngjin të cilat nuk kanë asnjë leje dhe janë prishur rreth 30 objekte të tjera nga të cilat vetëm 9 janë prishur nga vetë qytetarët. Nëse qytetarët i prishin vetë ndërtimet pa leje përfitimi është që lëndët e ripërdorshme mund ti marrin vetë pronarët e shtëpive, përndryshe do të paguajnë edhe transportin e inerteve pasi janë ata që kanë shkaktuar dëmin. Këtë vit njerëzit janë ndërgjegjësuar për prishjen e ndërtimeve pa leje, urdhri i kryeministrit është për tolerancë zero.

Cila eshte pergjegjesia e pushtetit lokal per situaten e paligjshmerise te krijuar ne bregdet zoti Seferi?

Seferi: Pushteti vendor ka të drejtë të japë leje dhe nëse ata kanë dhënë leje nuk i kap asnjë ligjshmëri, nëse kanë bërë sehir do mbajnë përgjegjësi edhe ata.

Seferi, vetë drejtuesit e bashkive, por edhe ministria e brendshme, e ka pranuar se këto ndërtime kanë mbirë kryesisht gjatë periudhës zgjedhore. E kujt eshte pergjegjesia ne kete rast?

Seferi: Nuk janë ndërtime të bëra sot, por janë bërë ndër vite. Ka pasur ndërtime pa leje edhe gjatë fushatës, por jo të gjitha janë bërë gjatë fushatës. Mund të ketë në Shëngjin ndërtime të tilla. Problemi i përgjegjësisë do dalë në momentin që prishen. Para 2-3 javës janë penalizuar disa inspektorë. IKMT jo vetëm parandalon dhe prish ndërtimet pa leje vepron edhe kundër paligjshmërisë. Të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Ka nje shqetesim qe eshte ngritur nga disa banore qe u jane prishur banesat apo njesite akomoduese se fadromat kane nderhyre edhe ne objekte qe jane ne proces legalizimi. Çfare procedure eshte djekur me kete kategori ndertimesh?

Seferi: Për këtë desha të sqaroj se ka një procedurë dhe procedura ka një afat. Kur vëmë kontakt me qytetarin do kërkohet dokumentacioni dhe për të gjitha këto lihet një afat kohor. Nuk mund të di se çfarë pretendimesh ngrihen, por të gjitha objektet që verifikohen u lihet kohë për verifikim. Nëse janë në proces legalizimi apo kanë leje nuk merr masë njeri, as IKMT as policia e shtetit. Të gjitha ndërtimet që kemi sot janë pa leje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy