Shqiptari i shumëkërkuar kapet në Greqi me mbi 40 kg drogë dhe armë

Shqiptari i shumëkërkuar kapet në Greqi me mbi 40 kg drogë dhe armë

Një shqiptar i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana është arrestuar në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari 32-vjeçar u arrestua bashkë me një grek, 42 vjeç, pasi në servisin e makinave në pronësi të grekut u gjetën 37 pako me 40 kg e 200 gram marijuanë; 33 gram kokainë, një peshore dhe 300 euro.  

Pas ndalimit policia greke ka ushtruar kontroll edhe në shtëpinë ku jetonte shqiptari, ku ka gjetur 3 pako me 119 gram kokainë, 16 gram marijuanë, një peshore, 50 qeska mbështjellëse, 1 pistoletë me 4 fishekë të kalibrit 7.65 mm si dhe 2700 euro.

Po kështu policia iu sekuestroi edhe 2 celularët. Nga verifikimet ka rezultuar se 32-vjeçari shqiptar ishte në kërkim në Shqipëri për trafik të një sasie të madhe droge, ndërkohë që në Greqi kishte hyrë dhe qëndronte ilegalisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy