Temperaturat deri në 24°C, njihuni me parashikimin e motit sot

Temperaturat deri në 24°C, njihuni me parashikimin e motit sot

Vendi ynë deri në orët e mesditës do të jetë në dominimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta. Ndërsa në zonat malore do të ketë dhe vranësira të lehta.

Por gjatë pasdites dhe mbrëmjes parashikohet që vranësirat të shtohen gradualisht në pothuajse të gjithë territorin Shqiptar, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Jugore.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Vijojnë masat e qëndrueshme ajrore të jenë prezentë në territorin e Kosovës për gjatë gjithë 24-orëshit, KU parashikohet që kthjellimet të jenë më dominuese në orët e para të ditës. Ndërsa në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme në vend, por nuk do të sjellin reshje.

Maqedonia e Veriut

MV do të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm përgjatë gjithë ditës në të gjithë vendin, ku parashikohet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta. Vranësirat më të theksuara do të jenë në orët e pasdites dhe mbrëmjes në territorin e MV.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy