
Aktorja Julia Roberts zbulon se Martin Luther King pagoi faturën e spitalit në ditën e lindjes së saj, një vit para se lideri i të drejtave civile të vritej, pasi familja e saj nuk mund ta përballonte.
Siç raporton CNN, ylli i Hollivudit tregoi se gruaja e Martin Luther King, Coretta Scott një ditë telefonoi prindërit e saj, të cilët kishin një shkollë teatri në Atlanta të quajtur Aktorë dhe Shkrimtarë, për t’i pyetur nëse fëmijët e tyre mund të hynin sepse e kishin të vështirë të hynin dhe të gjenin një vend që do t’i pranonte ata.
Nëna e Roberts pranoi menjëherë dhe që atëherë lindi një miqësi me Kingët.
Kështu kur aktorja lindi më 28 tetor 1967, Martin Luther King pagoi faturën e spitalit.
“Ata na ndihmuan të dilnim nga një situatë e vështirë”, tha fituesja e çmimit Oscar.



