Gjurmët e gishtit të Da Vinçit zbulohen 500 vjet pas vdekjes së tij

Gjurmët e gishtit të Da Vinçit zbulohen 500 vjet pas vdekjes së tij

Gjurmët e gishtërinjve të Leonardo da Vincit ekspozohen në Cardiff. Për 500-vjetorin e vdekjes së mjeshtrit të madh - për të cilin janë organizuar 12 evente në Britaninë e Madhe - disa vepra të tij që janë pjesë e koleksionit të Mbretëreshës do të ekspozohen në qytetin e Uellsit, duke përfshirë një vizatim në të cilin janë të dukshme gjurmët e gishtit të madh të dorës së majtë të Da Vinçit.

Vizatimi në të cilin ka mbetur gjurma e Da Vinçit është "Sistemi kardiovaskular dhe organet kryesore të grave", një nga studimet e tij në anatomi, që daton në vitet e fundit të dekadës së parë të 1500-s. Nuk është hera e parë që vërehet një gjurmë e Leonardos në veprën që ai ka lënë pas, por kjo është hera e parë që bëhet një studim i hollësishëm mbi të. "Ka vizatime dhe piktura të pjesshme në vizatime të tjera nga Leonardo, por kjo është deri tani shenja më e qartë dhe më e pastër e Leonardos", thonë studiuesit.

Skica në fjalë do të ekspozohet në Muzeun Kombëtar në Cardiff nga 1 shkurti deri më 6 maj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy