‘Presidenti’, Gjiknuri: Opozita e paaftë për të diskutuar, sot pasdite do mësoni emrin e kandidatit

‘Presidenti’, Gjiknuri: Opozita e paaftë për të diskutuar, sot pasdite do mësoni emrin e kandidatit

Një shans të humbur për opozitën e cilësoi Damian Gjiknuri, atë të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Numri dy i socialistëve tha se sot pasdite pas mbledhjes së kryesisë ata do të bëjnë të ditur edhe kandidaturën për kreun e shtetit.

Ndërkohë ai tregoi se raundet e para ia lanë opozitës në dorë për të dhënë kandidaturat e tyre, por sipas tij kjo gjë nuk ndodhi për një sërë arsyesh.

Një nga defektet që do ia vendosja në dukje opozitës, është që ishte e paaftë për të diskutuar emra. Për aq kohë sa jemi pjesë e një forumi të lartë të PS, aty do të diskutohen të gjitha emrat. Mos u bëni të pa durueshëm, sot pasdite do të mësoni dhe emrin e kandidatit që do e bëj siç duhet rolin e Presidentit. Ja lamë opozitës në dorë se si do e formatonin grupin e tyre negociator, për të dalë me disa kandidatë. Preferuam më shumë konfrontimin para mediave se sa negociata konkrete. Është shans i humbur nga ana e opozitës, nuk kam çfarë të shtoj më. Ermi i Presidentit do të diskutohet sot në kryesi, ku është marrë mendimi edhe i deputetëve

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy