Gjenden 2 trupa të pajetë në Durrës (VIDEO)

Gjenden 2 trupa të pajetë në Durrës (VIDEO)

Përgjatë 24 orëve të fundit, 2 trupa të pajetë janë gjetur në Durrës. Policia njofton se në lagjen Nr.7 në ambient të hapur, është gjetur një trup i pajetë, i seksit mashkull, i paidentifikuar dhe i dekompozuar.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Kufoma është dërguar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë për identifikimin dhe zbulimin e shkaqeve të vdekjes.

Nga ana tjetër, në lagjen Nr.16, në ambient të hapur është gjetur pa shenja jete shtetasi B.C.39 vjeç, banues në Durrës. Nga këqyrja paraprake në trup nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy