Gjykata Kushtetuese "rrëzon" Elvis Roshin

Gjykata Kushtetuese "rrëzon" Elvis Roshin

Gjykata Kushtetuese rrëzon kerkesen e Elvis Rroshit, i cili u shkarkua nga Qeveria per shkelje te ligjit te dekriminalizimit. Ai i ishte drejtuar Kushtetueses pasi kerkonte shfuqizimin e vendimit te Qeverise. 

Roshi ishte i pranishëm në seancën e sotme plenare, ku ka kërkuar që vendimi i KQZ-së për t’i ndërprerë mandatin në kuadër të ligjit të dekriminalizimit të shpallej jo në përputhje me dispozitat e ligjit themeltar të shtetit.

Gjithashtu Roshi kërkoi edhe shfuqizimin e vendimit të qeverisë për shkarkimin e tij. Por pavarësisht këtye kërkesave të Elvis Rroshit, i cili u shkarkua nga detyra për shkelje të ligjit të dekriminalizimit, Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën e tij.

Më herët, gjatë seancës, përfaqësuesit ligjorë të Kuvendit dhe Qeverisë deklaruan se kërkesa e Rroshit nuk duhej legjitimuar dhe si pasojë duhej rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Avokatët e Elvis Rroshit thanë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Këshilli i Ministrave kanë shkelur Kushtetutën kur kanë marrë vendim për shkarkimin e tij nga detyra në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Rroshi është një nga zgjedhurit e parë që u “kap” nga ligji për dekriminalizimin, i miratuar dhjetorin e vitit të shkuar me shumicë votash nga mazhoranca dhe opozita.

Rroshit iu hoq mandati nga KQZ-ja me kërkesë të Prokurorisë, sipas të cilës, ai kishte fshehur një dënim për përdhunim në Itali në fillim të viteve ’90. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në 29 dhjetor vendosi heqjen e mandatit për dy deputetet Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, si dhe kryebashkiakun Elvis Rroshi, pas kishin fshehur të dhënat në formularin e dekriminalizimit.

Për vendimin e KQZ reagoi edhe ambasada amerikane në Tiranë, sipas të cilët ky rast është paralajmërim për të gjithë ata të inkriminuar që mendojnë të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 18 qershorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy