Ditën punëtor ndërtimi, natën "boss" kokaine, pranga 26-vjeçarit shqiptar në Itali

Ditën punëtor ndërtimi, natën "boss" kokaine, pranga 26-vjeçarit shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një 26-vjeçar shqiptar për trafik droge. Hamit Bajës iu sekuestruan 75 gramë kokainë e pastër në bodrum, e ndarë në doza gati për shitje.

I riu shqiptar prej kohësh banor në qytetin e Parmas, dukej një djalë normal si gjithë të tjerët dhe i përkushtuar ndaj punës së tij. “Por natën, kur dalin fantazmat dhe princeshat bëhen shtriga,” shkruajnë mediat italiane, shqiptari kryente tjetër profesion, nga punëtor ndërtimi kthehej në shpërndarës kokaine në diskoteka e klube nate.

Dhe pikërisht pas disa informacioneve të marra dhe bastisjes në shtëpinë e tij, karabinierët ranë në gjurmët e vërteta të Hamit Bajës. Ndërkohë pritet masa e dënimit të 26-vjeçarit nën akuzën e shpërndarjes së drogës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy