Trump, marrëveshje 15-pikëshe me Iranin? Çika: Zgjidhja e shpejtë e pamundur, i nevojshëm një proces afatgjatë (VIDEO)

Trump, marrëveshje 15-pikëshe me Iranin? Çika: Zgjidhja e shpejtë e pamundur, i nevojshëm një proces afatgjatë (VIDEO)

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se është pranë arritjes së një marrëveshjeje me 15 pika me Iranin për të dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme. 

Megjithatë, Irani ka mohuar ekzistencën e një marrëveshjeje të tillë.

 

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika, në një analizë për "MCN live" pohon se nuk ka informacion të qartë se çfarë përmbajnë këto 15 pika. 

 

Në radhë të parë nuk kemi asnjë të dhënë se çfarë janë këto 15 pika, 

Ne radhe të dyte, shohim që kemi te dhëna kontradiktore, nga te dyja palët, një palë e cila flet për një tentativë marrëveshje dhe një palë që kundërshton edhe bashkëbisedimet deri tani. 

Kontradiktë midis palëve, SHBA flet për një tentativë marrëveshjeje, ndërsa Irani mohon çdo marrëveshje apo bisedim formal deri tani.

Megjithë tensionet, ka pasur gjithmonë kontakte të drejtpërdrejta ose përmes ndërmjetësve mes SHBA-së dhe Iranit, përfshirë shtete të interesuara. 

Shtete si Turqia, Pakistani dhe Egjipti kanë qenë ndërmjetës për të gjetur pika të përbashkëta dhe për të nxitur negociata midis palëve. 

 

Sipas tij, zgjidhja në afat pesëditor është e pamundur dhe se shpresohet për një zgjidhje afatgjatë të konfliktit. 

 

Zgjidhje afatshkurtër është e pamundur. 

Diferencat mes palëve janë të mëdha, ndaj një marrëveshje brenda pesë ditësh është e vështirë; një proces afatgjatë me armëpushim të përkohshëm duket më realist. 

Dallimet mes kërkesave të Iranit dhe SHBA-së/Izraelit janë të konsiderueshme, dhe qëndrimi i palëve mund të bëhet i përbashkët vetëm përmes negociatave të vazhdueshme dhe ndërmjetësimit ndërkombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy