Përndiqte dhe ngacmonte seksualisht dy nxënëse, arrestohet mësuesi në Librazhd (VIDEO)

Përndiqte dhe ngacmonte seksualisht dy nxënëse, arrestohet mësuesi në Librazhd (VIDEO)

Policia e Librazhdit ka ndaluar 55-vjeçarin Fatmir Hoxha, mësues në shkollën 9-vjeçare “Skënderbej” në fshatin Rrajcë, Bashkia Përrenjas, pas dy denoncimeve për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj vajzave të mitura.

Drupal Ad

 

Sipas burimeve zyrtare, ndaj Hoxhës janë paraqitur kallëzime nga dy familje të nxënëseve 13 dhe 14 vjeçe, të cilat pretendojnë se mësuesi i tyre i përndiqte vazhdimisht dhe i ngacmonte seksualisht. Komuniteti i zonës kishte shprehur prej kohësh shqetësime për sjelljen e papërshtatshme të mësuesit dhe kishte kërkuar largimin e tij nga detyra.

Pas denoncimit të fundit, mësuesi u largua nga fshati, por u ndalua në tentativën për tu larguar jashtë vendit.

Policia ka nisur menjëherë veprimet hetimore dhe ka sekuestruar prova që dyshohet se mbështesin akuzat e ngritura. Policia e Librazhdit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe marrjen e masave të mëtejshme ligjore ndaj të ndaluarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy