
Presidencën e Ilir Metës, analisti Agon Maliqi nuk e sheh si rast për t’u marrë shembull. Në një lidhje Skype me edicionin e lajmeve në MCN TV, studiuesi Maliqi tha se gjatë qëndrimit në postin e kreut të shtetit, Ilir Meta ka luajtur rol pengues në reformat e vendit.
Mendoj që Meta ka qenë president palë politike. Ka luajtur rol jokonstruktiv në një varg reformash. Nuk mendoj se është presidencë që duhet marrë shembull.
Ndërkohë, në lidhje me profilin e kandidatit të ri për president, Maliqi sheh si element të domosdoshëm kredibilitetin. Ai nuk beson se një detyrë e tillë do t’i besohet një emri nga Kosova.
Gjëja më e rëndësishme është personaliteti, pesha politike dhe kredibiliteti i personit. Do të ishte mirë që individi me këto tipare do t’i shtonte peshë imazhit të vendit. Ne kemi pasur një rast në Kosovë, zonjën Jahjaga, profil anonim dhe pa peshë politike, por që më vonë e mori veten. Fitoi kredibilitet. Do të ishte mirë që presidenti/ja të mos shihet si lojtar i dikujt tjetër, por të ketë peshën e vet.
Kam përshtypjen se zoti Rama e ka mbyllur fazën e emërimeve nga Kosova në mandatin e kaluar.



