Ka qenë një humbje historike për kancelaren gjermane Angela Merkel rezultati i zgjedhjeve të së dielës në Berlin.
Ndërkohë, partia antiemigracion e krahut të djathtë, “Alternativa për Gjermaninë”, e cila ka bërë fushatë të bazuar kryesisht mbi çështjen e emigracionit, me synimin për të përfituar një reagim popullor kundër Kancelares Angela Merkel, ka siguruar një tjetër triumf dhe do të hyjë në Parlamentin shtetëror për herë të parë.



