Piramidat ringjallen në Lushnje nën hijen e Rrapush Xhaferrit/ Arbër Çela u arrestua si organizator, sponsorizonte KF Lushnje (VIDEO)

Piramidat ringjallen në Lushnje nën hijen e Rrapush Xhaferrit/ Arbër Çela u arrestua si organizator, sponsorizonte KF Lushnje (VIDEO)

Tre dekada më parë Rrapush Xhaferri bosi lushnjar i piramidave joshte popullin duke premtuar se paratë e tij nuk mabrojnë kurrë, pasi ishin si ujërat e oqeaneve. 

Ndërsa në vitin 2025 pasuesi i tij Arbër Çela nga Bar Restoranti në pronësi dhe kthyer në selinë e Xuex premtonte Përfitime të Përjetshme për këdo që bëhej lojtar i XUEX.

Dimri i viteve ‘96-‘97 është ende i pranishëm në kujtesën kolektive të shqiptarëve. Një vend i dalë nga izolimi, me ëndrra për pasuri të shpejtë, u gjend brenda pak muajsh i zhytur në kaos, falë një fenomeni që hyri në histori si firmat piramidale. E njohur botërisht si skema PONZI.

Piramidat, dukeshin si mundësia e artë. Zyra modeste, reklama të forta, premtime të ëmbla: “Fito dyfish në pak javë, vetëm sill kursimet!”. 

Shumëkush e mori për të mirëqenë. Shtëpi u shitën, tokat u lanë peng, emigrantët dërguan remitanca, ndërsa radha e qytetarëve që dorëzonin para në sportelet e firmave si “Vefa”, “Xhaferi”, “Populli” apo “Gjallica” nuk kishte fund.

Në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, pothuaj çdo qytet kishte një zyrë ku shpresa për pasurim të shpejtë merrte formë në fletushka e kontrata të dyshimta. Ishte një ëndërr kolektive, e ushqyer edhe nga mungesa e eksperiencës ekonomike dhe mosveprimi i shtetit.

Por skema piramidale nuk mund të qëndronte gjatë. Ajo mbahej gjallë vetëm duke futur vazhdimisht para të reja. Kur rrjedha u ndërpre, gjithçka u shemb si një kështjellë rëre. Mijëra familje humbën kursimet e jetës. Papritur, rrugët u mbushën me njerëz të dëshpëruar, protesta, zemërim. Në qytete të tëra shpërthyen rebelime, depot e ushtrisë u hapën, shteti ra në anarki.

Shqipëria e vitit 1997 u përfshi në një krizë të thellë: qeveria humbi kontrollin, strukturat e rendit u shkatërruan, ndërsa vendi u zhyt në dhunë e pasiguri. Kronikat e kohës përshkruajnë qytete të mbushura me armë, institucione të braktisura dhe një popull që kërkonte me ngulm drejtësi për paratë e humbura.

Sot, pas gati tri dekadash, firmat piramidale jo vetëm që s’janë zhdukur por janë modernizuar duke kaluar nga ato fizike me para Cash apo në dorë në sistemin online.

Rrapush Xhaferri i njohur si presidenti i firmës Xhaferri do të ndizte tre dekada më parë fillimisht në Lushnje e më pas në të gjithë Shqipërinë shpresën se çdokush mund të pasurohej pa punuar.

Ai arriti të krahasoj arkën e tij të kapitalit me ujërat e oqeaneve.

Xhaferri njihej edhe për suportin e tij për ekipin lushnjar të futbollit. Ai bleu futbollistin Mario Kempes, ndërsa tentoi të sillte në fushën e blertë të “Roza Haxhiut” edhe Batistutën.

Koiçidencë apo një rastësi unikale e cila pas tre dekadash do të ripërsëritej. Arbër Çela është personi që pas Xhaferrit ringjalli skemat piramidale në Lushnje. Por ndryshe nga Rrapushi, Çela si sponsor i ekipit lushnjar premtimet e tij si kishte si uji oqeaneve por me postulatin: “ Investim një herë = Përfitime të Përjetshme”.

Deklarata e Arbër Çela në polici: Në skemë më futi nipi, udhëzoheshim nga Joana dhe Smith

Kam investuar vetëm në platformën Xuex, ndërsa në Txex nuk kam investuar. Mua këtë platformë ma ka sugjeruar nipi im, V.C, i cili jeton jashtë shtetit. Të gjitha procedurat i kam mësuar nga grupi ku dërgonin Joana dhe profesor Leo Smith, përmes videove. Fillimisht kam bërë një investim prej 2 300 dollarësh, dhe kjo është shuma që unë kam investuar në fillim.

Investimin e kam bërë rreth datës 10 ose 11 Prill 2025. Nga ky investim unë kam tërhequr rreth 8-9 mijë dollarë, të cilat i kam tërhequr në Prizren, Kosovë. Kam shkuar vetëm një herë atje, dje. 

Unë nuk kam ftuar askënd të hyjë në këtë platformë, por disa nga familjarët e mi kanë kërkuar vetë të bëhen pjesë. Ata janë: motra ime A.Ç, bashkëshortja ime M.D, si dhe kushëriri im, shtetasi Xh.D. Nga ky investim prej 2 300 dollarësh, unë kam fituar në total rreth 6 000 dollarë. Platformën e kam menaxhuar vetëm unë, dhe nuk e ka menaxhuar askush tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy