Taksa e pronës, garë e fshehtë për bazën e të dhënave

Taksa e pronës, garë e fshehtë për bazën e të dhënave

Përplasje institucionesh për realizmin e platformës për mbledhjen e takës së pasurisë. Kjo taksë për vitin 2018 është planifikuar të mblidhet rreth 54% më tepër se sa planifikimi i vitit 2017. Që të nisësh taksimin duhet patjetër që të kesh një bazë të mirë të dhënash. Aktualisht njësitë e qeverisjes vendore, që janë edhe përfituesit direkt të kësaj takse, kanë ndërmarrë iniciativa individuale për krijimin e një baze të vetën, por që në përgjithësi këto baza janë të paplota dhe informacioni jo shumë të saktë ose përditësuar.
Sipas projektit të ri, mendohet që kadastra fiskale të jetë një sistem qendror duke përcaktuar përgjegjësitë specifike të dy pushteteve në funksion të përmirësimit të bazës së të dhënave. Pushteti vendor mund të ketë akses në sistem, vetëm për pjesën që i takon, por deri në finalizimin e kuadrit ligjor duket se do të ketë ende debate dhe ndryshime.
Institucioni që ka punuar në heshtje për këtë qëllim është Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që përmes edhe një projekti të fundit për sistemin e adresave siguroi edhe disa tregues të rëndësishëm, që mund të përdoren për kadastrën fiskale. Kuptohet kjo mund të realizohet vetëm përmes marrëveshjeve ndërinstitucionalë, si dhe duke respektuar mbrojtjen e të dhënave personale konfom kërkesave ligjore.
Eshtë e pakuptueshme përse qeveria ka favorizuar OSHEE-në në këtë projekt, kur me këtë gjë duhet të merrej Ministria e Brendshme dhe bashkitë. Por duket se qeveria kërkon të bëjë  agjent tatimor OSHEE-në për të mbuluar humbjet dhe vjedhjet që ndodhin në këtë koorporatë. Raporti mes agjentit dhe përfituesit të taksës do të duhet të përcaktohet me marrëveshje, e cila nuk mund të bëhet pa pyetur Ministrinë e Financave. Pavarësisht alternativave pritet që detajet finale për ngritjen e kadastrës së plotë fiskale dhe teknikalitete të tjera për fillimin e zbatimit të një sistemi të ri të taksës së pasurisë ndërtesë mbi bazën e vlerës, mbetet të caktohen në vijim. Taksa e pronës pritet të nisë zbatimin nga 1 janari 2018 sipas modelit të ri ku, në bazë do të jetë vlera dhe jo si deri më sot, që është sipërfaqja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy