Zhabina: SPAK është në limitin e kohës për disa çështje. Prokurorët në disa raste janë të detyruar të dalin me një vendim (VIDEO)

Zhabina: SPAK është në limitin e kohës për disa çështje. Prokurorët në disa raste janë të detyruar të dalin me një vendim (VIDEO)

Gazetari Xhevair Zhabina deklaroi në studion e MCN Live se SPAK është në limitin e kohës për disa çështje që ka nisur hetimin, ndaj Dumani dhe prokurorë të tjerë janë të detyruar që në disa raste të dalin me një vendim.

Duke vijuar më tej Zhabina tha se ndër çështjet që po i mbaron afati kohor është ‘Sterilizimi,  ‘CEZ-DIA’ dhe pronat e ushtrisë.

Çështja e kompleksit Partizani, ndërtuesit, privatizuesit janë të njohur. Është kallëzim i bërë nga Taulant Balla dhe PS për mënyrën si është privatizuar kjo sipërfaqe toke. Bëhet fjalë që dhëndri i Berishës ka pasur një pjesë toke aty. Është sekuestruar nga SPAK mënyra e privatizimit dhe është duke u kqyrur nga prokurorët.

Dumani nuk dha ndonjë detaj më tepër se kush ishte duke u hetuar, me emër konkret. Kemi lexuar kallëzimin. Baza e këtij hetimi është kallëzimi i PS dhe më pas SPAK-u e ka plotësuar me dokumentacione të marrë nga Ministria e Mbrojtjes, nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Janë një sërë institucionesh që kjo pronë të kalojë tek ish -pronarët.

Ka një hetim për pastrim parash për ndërtimin që është bërë më vonë, se ku janë gjetur paratë dhe më pas është bërë një transaksioni me shitjen e firmës që ka fituar lejen e ndërtimit.

Tani themi që SPAK ka rezultate, por duhet të themi dhe që SPAK është në limitin e kohës për disa çështje që ka nisur hetimin.

Këto rezultate të SPAK janë lidhur dhe me këtë afat kohor, nuk ka më kohë për të hetuar për disa çështje.

Kemi ‘Sterilizimin,  ‘CEZ-DIA’ , pronat e ushtrisë që po bëhen 2.5 vite që ka nisur hetimi, por nuk kemi një vendimarrje.

Altin Dumani dhe prokurorë të tjerë janë të detyruar që në disa raste të dalin me një vendim, prandaj kemi këtë punë të shtuar nga ana e SPAK që bie në sy këto kohë.  

Për çështjet e reja që po hetohet nga SPAK, Zhabina tha:

Dy çështjet e reja që po hetohen nga SPAK, së paku nga ajo që unë arrita të dëgjoj është  është hetimi paraprak që ka për fondet e IPARD-it që është hetim i ri i nisur nga Prokuroria e Posaçme nuk ka lidhje me hetimin te Prokuroria e Tiranës.

Dhe hetimi i është regjistrimi kallëzimit të PD-së zyrtare për kullën që po bëhet pas Pallatit të Kulturës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy