Kërkoi lirinë, Gjykata lë në burg efektivin e operacionales që ndihmoi Ervis Martinajn

Kërkoi lirinë, Gjykata lë në burg efektivin e operacionales që ndihmoi Ervis Martinajn

Gjykata e Apelit ka lënë në burg efektivin e operacionales, Jeton Lami pasi kishte bërë kërkesë për lirim..

Lami akuzohet për ‘shpërdorim detyre” sepse ka shoqëruar dhe përkrahur Ervis Martinajn, nuk ka marrë masa për kapjen e tij dhe nuk ka informuar vendndodhjen e tij. Ish-efektivi u prangos nga policia e Lezhës më 23 gusht të këtij viti.  

Jeton Lami është parë për herë të fundit me Ervis Martinajn në një hotel në Durrës ku e ka lënë të shumë kërkuarin dhe më pas e ka marrë pas disa orësh.

Njoftimi: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka zhvilluar gjykimin lidhur me caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest ne burg” ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale J.L, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Me vendimin nr. 893-81, datë 23.08.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin vendosi: 
Pranimin e kërkesës.
Të caktohet ndaj personit nën hetim shtetasit J.L, masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, parashikuar nga neni 283 të K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Në vijim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka zhvilluar gjykimin lidhur me verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit, të personit nën hetim shtetasit me iniciale J.L, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal. 

Me vendimin nr. 894-82, datë 25.08.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin vendosi: 

Pranimin e kërkesës.
Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin J.L, të parashikuar nga nenet 232/dh e 238 të Kodit të Procedurës Penale, të vendosur me vendimin nr. 893 datë 23.08.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale J.L, i cili kërkoi një masë sigurimi më të lehtë se ajo e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin.
Ankuesi nuk u paraqit në gjykimin në apel, i cili u zhvillua në prezencë të dy mbrojtësve të tij.
Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Relatore Gjyqtare znj.Edlira Petri, me vendimin nr, 801 datë 20.09.2022 vendosi: 

- Miratimin e vendimit nr. 894-82, datë 25.08.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy