Police me pantallona të shkurtra, strategjia e Libanit për të tërhequr turistë (VIDEO)

Police me pantallona të shkurtra, strategjia e Libanit për të tërhequr turistë (VIDEO)

Police të reja dhe bukura kanë filluar të patrullojnë në rrugët e qytetit libanez Broummana, veshur me pantallona të shkurtra dhe me bereta të kuqe në kokë. Risia vjen në kuadër të një plani të kryebashkiakut për të tërhequr turistë e për të promovuar imazhin e vendit.

“Nëntëdhjetë e nëntë për qind e turistëve në rajonin e Mesdheut veshin pantallona të shkurtra. Ne tani duam të ndryshojmë imazhin që Libani ka në Perëndim”, tha kryebashkiaku Pierre Achkar.

Por jo të gjithë janë dakord me të. Disa shkruajnë në rrjetet sociale se është e gabuar t’i joshësh turistët në këtë mënyrë.

Por pavarësisht qëndrimeve të kundërta, vetë policet janë të kënaqura. Samata Saad, një prej oficereve të rekrutuara, thotë se po e shijon këtë përvojë. "Kemi ardhur vullnetarisht në këtë punë dhe e kemi pranuar atë me entuziazëm. Shpresojmë që të kthehet në traditë për çdo sezon veror”, thotë ajo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy