Xhadat / Luftë për varret, denoncohet kryeplaku i Petrelës   

Xhadat / Luftë për varret, denoncohet kryeplaku i Petrelës   

Tri akuza të rënda kanë ardhur në emisionin “ Xhadat” nga zonja Manjola Kuqi nga Petrela me banim në New Jersey për kryeplakun e fshatit Petrelë, Hilmi Aga.  Zonja Kuqi e akuzon atë për tjetërsim, dhunim e zaptime varresh, më konkretisht të varreve shekullore që ndodhen pranë ish- teqes së familjes së saj, që zonja Kuqi kërkon ta ndërtoj sërish.

Sipas saj kryeplaku Hilmi Aga ka varrosur në shkelje të ligjit, nipin e tij të ndjerë tek këto varreza shekullore në 2016- ën.  Ajo e akuzon gjithashtu se ka tjetërsuar varrin e familjares së saj, të ndjerës Rukie Kuqi duke i vendosur një pllakë të re me emrin e të afërmit të tij Abdullah Aga. 

Kjo ka ndodhur për shkak se varret janë shumë të vjetër dhe shumë nga elementët dallues, janë dëmtuar nga koha. Denoncuesja deklaron se ato janë varre shehelerësh, të familjes së saj, varrosur pranë teqes që i kanë shërbyer. 
Nga ana tjetër kryeplaku deklaron se varret i përkasin familjarëve të tij. 

Akuza e tretë është ndërtimi i katër varreve provizor “fiktivë” siç i quan ajo, nga ana e kryeplakut, ngjitur me këto varre shekullore. Në lidhje me këtë akuzë kryeplaku thotë se edhe varret provizor janë të paraardhësve të tij të ndjerë, por nuk jep asnjë provë për të mbështetur deklaratat e tij. Nga ana tjetër zonja Kuqi tregon me foto se ajo zonë aty ka qenë lëndinë dhe kurrë nuk ka patur asnjë shenjë tjetër varri. 

Banori Petrit Gjurgji i cili ndihmoi kryplakun të ndërtonte katër varret provizor, u shpreh se gjatë punës së tij për realizimin e tyre nuk ka parë asnjë shenjë varresh të vjetra.
Administratori i Njësisë Petrelë, Sokol Kupi u shpreh se ato janë varreza familjare, ndërsa i pyetur se si është varrosur në vitin 2016 nipi i kryeplakut , teksa ligji në këtë vit nuk e njeh varrezën familjare, topin ja hodhi Agjencisë së Shërbimeve Funerale pranë Bashkisë Tiranë.  

Nga ana tjetër drejtoresha e kësaj të fundit u shpreh se një veprim i tillë është i kundraligjshëm, dhe do denoncohet, por në përgjigjen zyrtare me shkrim, u tërhoq, duke deklaruar se nuk disponon asnjë dokumentacion për këtë varrezë, pasi nuk është në varësinë e institucionit që drejton. 

Të mbetur pa përgjigje nga institucionet “Xhadat” kërkuan ndihmën e dy banorëve të moshuar të Petrelës, të cilët në deklaratat e tyre thanë se varret shekullore janë të gjitha të familjes Kuqi dhe jo Aga, dhe sqaruan me detaje se kush është varrosur në secilin nga varret që kryeplaku dhe denoncuesja kanë konflikt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy