Kepi: Italianët kundër qeverisë “Meloni” për buxhetin dhe emigrantët, marrëveshje egoiste (VIDEO)

Kepi: Italianët kundër qeverisë “Meloni” për buxhetin dhe emigrantët, marrëveshje egoiste (VIDEO)

Gazetarja shqiptare në Itali, Alba Kepi, për grevën që ka prekur vendin fqinj në spitale dhe shkolla thotë se vjen kundër buxhetit të qeverisë, pasi cilësohet si një ligj që nuk ka marrë asnjë masë për të përballuar jetën e shtrenjtë dhe diferencën mes zhvillimit të jugut dhe veriut të vendit.

Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN TV, Kepi deklaroi se një nga pikat kryesore që kontestohet fort nga opozita është mos aprovimi i asaj që kishte premtuar qeveria “Meloni”, për aprovimin e pagës minimale.

Ishte kërkuar fillimisht rreth 10 euro ora e punës, më tej u ul në 9 euro, por në të vërtetë është lënë në dorë të lirë të punëdhënësve në bazë të kontratat me punonjësit.

Sondazhet tregojnë rënien e mbështetjes së qeverisë italiane pas 13 muajsh. Opozita kundërshton mos garantimin e pagës minimale të jetesës, të paktën me 9-10 euro.

Kjo nuk është garantuar dhe është hequr nga ligji i buxhetit. Ka kritika të forta edhe për sektorin e shëndetësisë.

Meloni premtoi se do ngrinte një sistem shëndetësor, për të mos u përballur me situata kritike si në pandemi.

Ky ligj buxheti ka bërë shkurtime të rëndësishme, që në vend të ndihmojë sektorin e shëndetësisë, ka shkaktuar efektin e kundërt.

Një tjetër pikë kyçe që mund të na prekë ne, siç humbi jetën një vajzë shqiptare, për shkak të një pakujdesie në punë, është se në buxhet nuk është parashikuar përmirësimi i rregullave për sigurinë e punonjësve.

Italia ka çdo ditë 2-3 punonjës të cilët humbin jetën në vendin e punës. Kjo qeverisje nuk po bën aq sa duhet për të garantuar sigurinë në punë.

Lidhur me marrëveshjen për emigrantët me Shqipërinë, Kepi tha se në Itali debati është mjaft i nxehtë pasi konsiderohet si marrëveshje politike dhe egoiste mes dy liderëve dhe jo për arsye humanitare.

Konsiderohet si një akt që është bërë në mënyrë jotransparente, por prepotente nga ana e një modeli qeverisës që konsiderohet se po shkel gjithnjë e më shumë modelet e një qeverisje demokratike.

66% e italianëve mendojnë se qeveria “Meloni” nuk është në gjendje që të zgjidhë problemin e emigracionit. 28 ditë është vetëm afati kohor që një emigrant i paligjshëm që merret në juridiksionin italian, për të prezantuar kërkesën e tij për të marrë azil.

Që mund të jetë e drejtë humanitare, për diskriminim racor apo seksual. Këto ditë i jepen garanci nga shteti italian për të paraqitur kërkesën.

Ligji italian i jep edhe 18 muaj kohë që të qëndrojnë deri sa të riadresohen. Nëse qendra e Gjadrit jepet në përdorim, do të thotë se emigrantët mund të rrinë deri në 18 muaj.

Publiku italian është shprehur kundër për qëndrimin 18 muaj të emigrantëve në territorin italian, por edhe në qendrat në juridiksionin italian, siç mund të jetë qendra e Gjadrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy