Prokurorët dhe anëtarët e KLP mblidhen sot për pagat, gjyqtarët padi në SPAK, avokatët drejt bojkotit

Prokurorët dhe anëtarët e KLP mblidhen sot për pagat, gjyqtarët padi në SPAK, avokatët drejt bojkotit

Një valë pakënaqësish ka përfshirë sistemin e drejtësisë ku prokurorët, gjyqtarët dhe avokatët kanë koordinuar lëvizje radikale në mbrojtje të interesave të tyre profesionale dhe financiare.

 

Sot prej orës 10:00, prokurorët dhe anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) mblidhen në Prokurorinë e Përgjithshme për të përcaktuar hapat që do të ndiqen në betejën ligjore për pagat e prapambetura e të pamarra. 

 

Ndër opsionet kryesore të propozuara nga prokurorët është fillimi i një procesi gjyqësor, duke iu drejtuar zyrtarisht gjykatës. 

 

Po ashtu, përgjatë ditës së sotme, gjyqtarët e Republikës do të depozitojnë në SPAK, një kallëzim penal lidhur me këtë ngërç financiar.

 

 Në orën 12:00, avokatët do të mblidhen në një takim të posaçëm për të vendosur mbi shpalljen e një bojkoti total. 

Ky reagim vjen në shenjë proteste ndaj rregullit të ri që ndalon mbajtjen e aparateve celulare gjatë seancave gjyqësore pranë Gjykatës së Posaçme (GJKKO).

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy