
Japonia regjistroi një rritje masive të rasteve të mashtrimeve kibernetike prej 8.3 për qind, në vitin 2023.
Një shifër e tillë bëhet e ditur nga Agjencia Kombëtare e Policisë së Japonisë, e cila në një vit ka regjistruar 19033 raste të cilat kanë të bëjnë me këtë lloj krimi, duke vënë në dukje një rekord absolut të subjekteve të implikuara në këto aktivitete nëpërmjet organizatave kriminale jashtë vendit.
Rastet e mashtrimit, u rritën për të tretin vit radhazi dhe dëmi i përgjithshëm ekonomik për viktimat u rrit 19 për qind në 44.1 miliardë jen (298 milionë dollarë).
Si numri i mashtrimeve ashtu edhe dëmi i përgjithshëm ekonomik ishin më të lartat e regjistruara në vend që nga viti 2004, kur autoritetet filluan të mblidhnin të dhëna zyrtare për fenomenin.



