Mbanin doza kokaine me vete, 5 të arrestuar në Tiranë

Mbanin doza kokaine me vete, 5 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranë ka arrestuar 4 persona pasi gjatë kontrolleve fizike iu gjetën dhe sekuestruan sasi të vogla lënde të dyshuara narkotike kokainë. Në prangat e policisë kanë rënë S. D., 22 vjeç, U. H., 21 vjeç, P. M., 40 vjeç, M. Sh., 23 vjeç.

Po ashtu është arrestuar dhe një 30-vjeçar me iniciale E.B pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Në njoftimin e policisë thuhet: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë arrestuan shtetasit:

- E. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë;

- S. D., 22 vjeç, U. H., 21 vjeç, P. M., 40 vjeç, M. Sh., 23 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan sasi të vogla lënde të dyshuara narkotike kokainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy