Kalon për gjykim dosja e “xhihadistëve”, mes tyre edhe 7 gra të cilat kanë qenë në kampet në Siri por janë riatdhesuar ndër vite.
Gjatë seancës paraprake ato kanë mohuar akuzën për pjesëmarrje në konflikte ushtarake të huaja duke deklaruar se kanë udhëtuar familjarisht dhe janë marrë nga të afërmit apo bashkëshortët e tyre.
Bëhet fjalë për 23 “xhihadistët”, të cilët kanë qenë pjesë e grupeve terroriste gjatë konfliktit të armatosur në Siri.
Të dyshuarit akuzohen për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”.



