“E hodhëm në fund të detit!”/ Bregu zbulon mesazhin: Vrasja në Sukth me pagesë, lidhet me prishjen e një pazari droge në Spanjë  (VIDEO)

“E hodhëm në fund të detit!”/ Bregu zbulon mesazhin: Vrasja në Sukth me pagesë, lidhet me prishjen e një pazari droge në Spanjë (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu foli në MCN Live për ekzekutimin e 38-vjeçarit Fatjon Dervishi në Sukth. Bregu thotë se mund të kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë, që sipas tij mund të lidhet me prishjen e një pazari droge në Spanjë.

Bregu tha se vëllai i viktimës u kishte dërguar një mesazh të afërmve të shtetasit Taulant Malshi, që të mos e presin më të familjarin e tyre, pasi atë e kanë zhdukur duke u hedhur në mes të detit. 

Sipas Bregut, vrasja në Sukth mund të lidhet me këtë histori, dhe është një nga pistat kryesore mbi të cilën po hetohet. 

Ajo e Durrësit besoj se është me pagesë. E mendoj unë për një arsye. Jam marrë me këtë çështje të kësaj historie edhe në një nga emisionet e mia. Ka një histori midis personit që është vrarë, vëllait të tij në kërkim, për një pazar të madh droge në Spanjë. Aty është zhdukur një person në Spanjë. Vëllai i viktimës i ka dërguar të afërmve të personit të zhdukur një mesazh telefonik: "Mos e prisni e kam hedhur në fund të detit!". Ai është personi i fundit që e kishte parë. Bëhet fjalë për një nga qytetet e Spanjës. Prokuroria e Lezhës vetëm me këtë mesazh fillon dhe ngre një procedim penal. Pavarësisht se ishte bërë vrasja në Spanjë, familjarët e të zhdukurit e bën denoncimin në Komisariatin e Lezhës.  Shtetasi quhej Taulant Malshi, nuk u gjet kurrë. Dy vite më vonë, kishte sërish një mesazh telefonik te të afërmit sikur ishte personi i zhdukur. U dërgon një mesazh që jam gjallë dhe në final vend, kur i ranë telefonit nuk e gjetën më, por e kuptuan që ishte një lojë apo skemë, për të hequr vëmendjen nga historiku i denoncimit në Lezhë, pasi kërkoheshin personat për t'u pyetur. 

Vëllai i viktimës është ka marrë përsipër zhdukjen e Taulant Malshit.  Nuk dihet ende nëse ka ndodhur vërtet kjo zhduket, por shoku i viktimës ka deklaruar se kishin vajtur me vizë turistike por do bënin një transport droge. Ishin të përfshirë vëllezërit Dervishi, në fakt Doda, sepse kanë dy mbiemra. Nuk janë të zonës, janë të vendosur aty prej kohësh.  Janë të dy me precedntë të theksuar penal. Viktima ishte pjesë e grupeve kriminale. Për një humbje droge kishte ndodhur konflikti. Pazare droge janë. Edhe nga kontaktet e mia në Polici thuhet se dyshimi kryesor lidhet me pazare droge në Spanjë. Kanë pasur edhe konflikte të tjera. Por edhe kjo historia e zhdukjesh të këtij personi.  Viktima s'besoj se ka pasur ndonjë aktivitet. S'besoj se kanë pasur një jetë të lirshme, sidmos vëllai që është në kërkim për plagosjen e të dashurës dhe armëmbajtje pa leje.  Duke lexuar, se e kam dosjen e plotë të gjithë konfliktit në Spanjë, më bie në vëmendje që familja e të zhdukurit në Spanjë, u ka vajtur për t’i takuar në Sukth. I kanë kërkuar të atit që të kontaktojë me djemtë dhe të kthejë përgjigje. I ati i kthen përgjigje që komunikoi me të birin dhe s’ka lidhje me këtë histori. Por në dosje thuhet se i ati nuk ka komunikuar me të birin. Janë persona me precedentë të theksuar penalë në fushën e drogës. Ka edhe një vëlla tjetër të arrestuar në Spanjë po për trafik droge. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy