Tritoli në një pallat në Shëngjin/ Lirohet nga qelia porositësi nga Tirana

Tritoli në një pallat në Shëngjin/ Lirohet nga qelia porositësi nga Tirana

52-vjeçari nga Tirana i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Lezhës si bashkëpunëtor në vendosjen e lëndës plasëse në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin në vitin 2020, u lirua nga qelia.

Zef Kola i vënë nën akuzë për këtë ngjarje në rolin e porositësit u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës, e cila vendosi ndaj tij masën e sigurisë "Detyrim Paraqitje".

Vendimi u dha nga gjyqtari Artan Hajredinaj, i cili pasi dëgjoi palët doli në konkluzionin se 52-vjeçari duhet të hetohet në gjendje të lirë.

Por me këtë vendim nuk është pajtuar prokurori i çështjes Françesk Ganaj, i cili ka bërë ankim në Gjykatën e Apelit me pretendimin se ka prova që implikojnë Zef kolen në vendosjen e lëndës plasëse në objektin në ndërtim në Shëngjin dhe duhet të qëndrojë në burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy