Forcat turke të sigurisë kanë kryer arrestimin e më shumë se 750 personave të dyshuar për lidhje me grupin e Shtetit Islamik (ISIS) operacioni më i gjerë kundër organizatës xhihadiste në Turqi, sipas agjencisë “Anadolu Agency”.
Rreth 450 të dyshuar u arrestuan gjatë fazës fillestare të këtij operacioni të nisur dje, por agjencia e lajmeve raportoi sot se 763 persona janë arrestuar në total.
“Anadoly Agency” saktësoi se operacioni u zhvillua në 29 nga 81 provinca turke, ndërsa janë konfiskuar gjithashtu dokumente, armë dhe municione.
Këto arrestime u kryen pak më shumë se një muaj pas sulmit terrorist ku u regjistruan 39 të vdekur mbrëmjen e vitit të ri, ndërsa një burrë i armatosur hapi zjarr në një diskotekë luksoze në Stamboll.



