
Dy emra të mëdhenj të muzikës së italiane, Mina dhe Ivano Fossati do të nxjerrin së bashku një album i ri, i cili do të dalë në treg më 22 nëntor nga “Sony Music”. Dy protagonistët e muzikës italiane, të cilët ka kohë që rrinë larg vëmendjes së publikut, për herë të parë ndërthurin zërat e tyre në 11 këngë të shkruara dhe të kompozuara nga Ivano Fossati dhe të kënduara nga Mina dhe Fossati.
"Pas tetë vjetësh vendimi im nuk ndryshon: Unë nuk kthehem për të bërë bërë regjistrime muzikore apo koncerte, por për asgjë në botë nuk do t’ia kisha mohuar vetes sime gëzimin e shkrimit të këtij albumi. Asnjë muzikant me mendjen në vend nuk do t'i thoshte jo Minës", u shpreh Fossati për sa i përket miqësisë që e lidh me Minën dhe këtë projekt muzikor. /Ansa/



