Fëmijët e ish-kryeministrit Berisha, Argita dhe Shkëlzeni në protestë, por qendrojnë në prapavijë (FOTO)

Fëmijët e ish-kryeministrit Berisha, Argita dhe Shkëlzeni në protestë, por qendrojnë në prapavijë (FOTO)

Në protestën e Partisë Demokratike përballë Kryeministrisë nuk kanë qenë vetëm qytetarë të pranishëm por edhe fëmijët e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në bulevard ishin vajza e Berishës, Argita dhe djali Shkëlzeni. 

Por edhe pse nuk ishte në krye të protestës, Shkëlzen Berisha ka zgjedhur të qëndrojë në prapavijë me celular në dorë.

Nga foto duket se Shkëlzeni nuk është edhe aq shumë i interesuar për atë që kreu i PD Lulzim Basha po fliste nga foltorja e protestës.

Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme Shkëlzen Berisha është i shoqëruar nga aktori i humorit Julian Deda, i cili është edhe pjesë e strukturave të partisë.

Ndërsa Argita është shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Jamarbër Malltezi, kryetar i Departamentit të Mjedisit në PD, disa përfaqësues të tjerë të këtij departamenti si edhe ish-deputetja Ledina Aliolli.

Ata shfaqen sërish në shesh teksa bisedojnë me njëri-tjetrin edhe gjatë kohës që ngrihen çadrat ku do të ngujohen protestuesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy