
Operacioni “Tempulli” i cili po vazhdon prej kohësh në të gjithë vendin ka vazhduar edhe në Vlorë.
Në sajë të bashkëpunimit mes policisë së shtetit dhe prokurorisë përgjatë mbrëmjes policia e Vlorës por edhe FNSH dhe RENEA kanë ushtruar kontrolle në gjithë territorin.
Kontrolle këto për arrestimin e personave me urdhërarrestet e prokurorisë për kultivim dhe shpërndarje lëndësh narkotike.
Sipas burimeve të policisë për korrespodentin e MCN TV, mësohet janë ushtruar kontrolle në biznese, banesa, segmente rrugor dhe zona të riskut.
Burimet thonë se mund të ketë deri në 35 të arrestuar për kultivim apo shpërndarje lëndësh narkotike në Vlorë.
Aksioni u shtri gjatë mbrëmjes dhe orëve të mëngjesi, ndërkohë që pritet të vazhdojë teksa policia përgjatë ditës do të japë më shumë detaje.



