Rusia përdor bomba fosfori në sulmin në Odesa, vdesin 21 civilë

Rusia përdor bomba fosfori në sulmin në Odesa, vdesin 21 civilë

21 persona mbetën të vrarë si pasojë e sulmit rus me raketa gjatë natës në rajonin jugor të Ukrainës në Odesa.

Shërbimi i emergjencës shtetërore, njoftoi se 16 persona u vranë në një ndërtesë nëntëkatëshe, ndërsa pesë të tjerë, përfshirë një fëmijë 12 vjeç, u vranë në një sulm të veçantë në një vendstrehimi.

Rusia ka lëshuar dhjetëra raketa në qytetet e Ukrainës në ditët e fundit, ndërsa ushtria ukrainase akuzon se rusët  kanë përdorur bomba fosfori gjatë luftimeve në frontin e Detit të Zi.

Shpërthime të fuqishme janë ndjerë edhe në qytetin e Mykolaivit. Lajmin e bëri të ditur Kryebashkiaku i qytetit I cili përmes një mesazhi në telegram i lutej banorëve të qëndronin në vendstrehime për t’u mbrojtur.

Sirenat kundërajrore ranë në të gjithë rajonin ndërkohë që Mykolaiv ka mbi 400 mijë banorë dhe është qyteti i nëntë më i populluar në Ukrainë.

Por zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov mohoi përsëri se Rusia po godiste objektiva civile.

Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar paketën e fundit të armëve për Ukrainën.

Pentagoni do t'i sigurojë Ukrainës dy sisteme raketash tokë-ajër NASAMS, katër radarë shtesë kundër-artilerie dhe deri në 150 mijë  fishekë e municione artilerie.

Paketa e ndihmës, me vlerë rreth 820 milionë dollarë, u njoftua nga Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden të enjten në Madrid pas samitit të liderëve të NATO-s që u përqendrua në pushtimin rus të Ukrainës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy