Teologu Behar Kaçeli thotë se ideja e shtetit bektashi do të krijojë precedent të rrezikshëm dhe njëkohësisht mund të shkaktojë përplasje me Turqinë. Në MCN, Kaçeli u shpreh se nisma duhet të kishte dalë nga vetë Kuvendet e bektashinjve dhe jo nga qeveria shqiptare.

Nuk besoj se edhe vetë Kryegjyshata të jetë në brendësi të situatës që do të krijojë kjo nismë. P.sh,. mund t’i shërbejë Kishës Serbe për të kërkuar minienklava brenda territorit të Kosovës. De Gol thotë se të ardhmen e ndërton historia dhe gjeografia. Bektashinjtë nuk kanë të ardhme të sigurtë me këtë nismë në Shqipëri. Nuk i përkasin as historisë. Në Janinë, p.sh., është 300-400 vite më e vjetër tradita e teqeve. Nga Janina në Selanik është numri më i madh i teqeve bektashiane në Ballkan.

Në Shqipëri janë të vona, i përkasin gjysmës së dytë të shekullit XIX. Vetë bektashinjtë duhet të jenë të qartë në lidhje me këtë. Ata kanë 10-12 kuvende të thirrura dhe kjo nismë duhet të kishte dalë nga një i tillë.

Brenda bektashinjve ka shumë debat për këtë nismë. Institucionet më të fuqishme të bektashinjve nuk janë në Shqipëri. Janë në Turqi dhe Iran. Shteti shqiptar nuk është në gjendje të shkojë e të hapë një shkollë shqiptare në Preshevë, ndërkohë na del kjo ide. Krizën më të madhe do ta krijojë me Turqinë. Nëpërmjet kanaleve diplomatike patjetër do të ketë reagime nga Ministria e Jashtme.