Rritja e pagave, Buxhuku: Pasojat nuk janë llogaritur! Ecet me idenë se biznesi mban, por llogaritë janë në fije të perit

Rritja e pagave, Buxhuku: Pasojat nuk janë llogaritur! Ecet me idenë se biznesi mban, por llogaritë janë në fije të perit

Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustrisë deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se lëvizjet për rritjen e pagave janë bërë pa kryer analizat e duhura për ndikimin që do të ketë tek bizneset duke shtuar se çdo ndryshim kostosh i menjëhershëm mund të kalojë deri atje sa malli apo shërbimi të bëhet jo konkurrencial.

Kam frikë dhe në bazë të informacioneve se kur janë bërë lëvizjet për rritjen e pagave nuk janë bërë analiza. Analiza në kuptimin se cilat do jenë kostot që do kenë bizneset. Nuk është puna t’i vendosësh bizneset përballë faktit  të kryer. Problemi është se duhet të përllogaritësh se çfarë pasojash do të ketë tek produktet fundore. Problem në Shqipëri është mungesa e fuqisë punëtore dhe kërkesa me detyrim për rritjen e pagës. Është trysni e madhe që po krijohet ndaj biznesit. Kanë munguar analizat. Këto veprime erdhën si vendime politike se bëhen para zgjedhjeve. Pasojat nuk janë llogaritur, ecet me idenë se biznesi mban, por nuk është kështu. Llogaritë luhen me fijen e perit. Çdo ndryshim kostosh i menjëhershëm mund të kalojë deri atje sa malli apo shërbim yt të jetë jo konkurrencial. Konkurrenca është e para. Presionet kanë qenë të mëdha, presion për rritjen e pagës minimale në mënyrë të disafishtë për një kohë të shkurtër. Ka bërë ndonjë llogari sa do jetë kostoja tek produktet finale?

Hapja e kufijve do të sillte në mënyrë të detyrueshme që fuqia punëtore që mbahej brenda vendit do vinte një moment që do shpërthente dhe duhet të ishte paraprirë duke investuar në teknologji. Nga ana tjetër duhet të kemi parasysh që shumë sektorë të ekonomisë ata që kanë peshë për eksport janë industri të ndjeshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy