Japonia përfshihet nga vala e shtatë e Covid 19

Japonia përfshihet nga vala e shtatë e Covid 19

Nuk ka dyshim se një valë e shtatë e koronavirusit ka përfshirë zyrtarisht Japoninë, megjithëse ne nuk besojmë se është e nevojshme në këtë moment të miratohen kufizime të mëtejshme.

Kështu deklaroi drejtori i komisionit mjekësor kundër Covid-19, Shigeru Omi, pas një takimi me kryeministrin Fumio Kishida, duke shpjeguar se evolucioni i pandemisë pasqyron ardhjen e nënvariantit BA.5 të Omicron, i konsideruar shumë i transmetueshëm.   

Pesëmbëdhjetë vdekje të shkaktuara nga virusi, 75 pacientë të shtruar në gjendje të rëndë spitalore në të gjithë vendin.    

Sipas Ministrisë Japoneze të Shëndetësisë, varianti i koronavirusit i njohur si BA.5 Omicron do të zëvendësojë plotësisht variantin BA.2 si lloji dominues deri në fund të korrikut.

Alarmi është vënë në qendrat mjekësore për t'iu kushtuar “vëmendje maksimale për shkak të ngjitshmërisë së lartë të variantit dhe aftësisë së këtij të fundit për të shmangur imunitetin e fituar”.    

Varianti BA.5, i izoluar për herë të parë në Afrikën e Jugut shkurtin e kaluar, u konfirmua për herë të parë në Japoni majin e kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy