Presley Gerber, djali i Cindy Crawford, ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare.
Sipas mjekëve të Los Angelos, Presley vdiq të dielën në një qendër rehabilitimi, ndërkohë që autopsia nuk ka përfunduar ende.
Njerëz pranë familjes, konfirmuan për TMZ vdekjen e Presleyt ndërsa thanë që ka ndërruar jetë herët sot.

Në janar të vitit 2019, Presley u arrestua për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit .
Më vonë atë vit, ai u dënua me 3 vjet lirim me kusht dhe u urdhërua të përfundonte një program DUI, si dhe 2 ditë shërbim ndaj komunitetit. Presley ishte djali i vetëm i Cindy-t dhe Rande-s.



