
NATO më në fund do të ftojë zyrtarisht Maqedoninë për t’u bashkuar me Aleancën, por me kusht që të miratojë marrëveshjen e bërë së fundi me Greqinë. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev shpjegon në një intervistë për “Euro Neës” çfarë do të thotë diçka e tillë për të dhe vendin e tij. Sipas tij, zhgënjimi i madh në NATO erdhi në vitin 2008.
“Mësuam shumë. Tani jemi shumë të lumtur sepse më në fund kemi ftesë nga NATO-ja për të filluar dialogun e pranimit. Kemi nevojë për disa muaj kohë dhe ne do t’i përdorim këto pak muaj në mënyrë paralele për të përmbushur pritjet nga marrëveshja me Greqinë, sepse kemi referendum, që planifikojmë ta bëjmë në fund të shtatorit, fillim të tetorit dhe pas kësaj vjen ndryshimi kushtetues. Nëse gjithçka është përfunduar, parlamenti grek duhet të votojë në janar. Janari është një datë e synuar për nënshkrimin e protokollit dhe fillimin e procesit të ratifikimit në vendet anëtare të NATO-s”, është shprehur ai. Zaev ka folur edhe për ata çfarë presidenti i Maqedonisë ka thënë qartazi se nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen, edhe nëse fitohet referendumi.
“Ne do të mbështesim vullnetin e qytetarëve. Kjo do të thotë se nëse referendumi ka një qasje pozitive, ai do të nënshkruajë”, vëren ai, duke shpjeguar se si funksionon diçka e tillë në kushtetutën maqedonase. “Nëse parlamenti voton disa çështje apo ligj, presidenti ka të drejtë t’i refuzojë. Por pas votimit të dytë, pasi pas kësaj Parlamenti duhet të votojë për së dyti për të njëjtin ligj, është detyrim që Presidenti të nënshkruajë. Ai shpiku një lloj vetoje xhepi. Nuk është e kuptueshme për momentin, por e di se mund të ketë zgjidhje në këtë pikë. Unë shpresoj se do të jetë në favor të vendimit të qytetarëve tanë.”, theksoi Zaev.
Ndërsa lidhur me qeverinë greke dhe një pjesë të politikës së saj, që është kundër kësaj marrëveshjeje dhe nëse marrëveshja dhe e ardhmja e Maqedonisë dhe procesi i BE varet nga kjo qeveri, Zaev vëren: “Ka një mënyrë shumë të saktë dhe të qetë se si të zgjidhen çështjet e identitetit. Në nenin 7, pika 2 dhe pika 3, ne veçojmë maqedonasit grekë me maqedonasit tanë. Në mënyrë pozitive, ne do të ndërtojmë një urë për ne dhe bashkëpunimin e ardhshëm. Sepse ata reagojnë vetëm për këtë. Pas marrëveshjes dhe gjithë zbatimit do të jetë Republika e Maqedonisë Veriore për të gjitha organizatat ndërkombëtare, në të gjitha komunikimet dypalëshe dhe me të gjithë 193 anëtarët e Kombeve të Bashkuara, por edhe për përdorim në shtëpi pas ndryshimit kushtetues. Të gjithë e dinë këtë. Dhe nuk mendoj se politikanët, por qytetarët, maqedonasit dhe grekët do të gjejnë zgjidhje edhe pa Zaev dhe Cipras, sepse zgjidhja duhet të jetë vetëm për të ndërtuar një miqësi. Ne pamë se çfarë do të thotë ekzistenca e këtij problemi për 26 vjet. Besoj shumë se nëse diçka bie, edhe pse e di se nuk do të ndodhë kjo lloj skenari. Por, nëse ndodh, mendoj se do të ketë politikanë të rinj që do të fillojnë prej ku jemi dhe do të krijojnë një urë dhe gjejnë zgjidhje.”
I pyetur nëse shqetësohet për ndonjë ndërhyrje nga ana e Rusisë në drejtim të kësaj mënyre për referendum apo në tërë procesin, për shkak të interesave që ka Rusia në rajon dhe për atë se shumë zyrtarë rusë thonë se janë kundër pranimit të Maqedonisë në NATO, ai shprehet se diçka e tillë nuk ka të bëjë aspak me integrimin evropian të Maqedonisë, por rusët janë zyrtarisht kundër integrimit të Republikës së Maqedonisë në NATO. “Ne duam të jemi pjesë e NATO-s, të mos sulmojmë dikë apo të kërcënojmë dikë të ndajë këto vlera paqeje. Ne po marrim pjesë në Afganistan, në Bosnjë, madje jemi edhe vendi i katërt për banor në misionin në Afganistan. Por gjithçka ku përqendrohemi është se si në mënyrë thelbësore e ruajmë paqen dhe si të jemi pjesë e këtyre misioneve për të mbajtur paqen. Ndoshta mund të jemi një target i Rusisë, por qytetarët tanë më shumë se 80 për qind janë në favor të NATO-s, ashtu si edhe qeveria dhe opozita. Ky është një proces që nuk ndalon. Dhe ne do të vazhdojmë duke përsëritur se kemi miqësi me Rusinë. Ne pamë një lloj përfshirjeje në proces, ndoshta ata kanë disa lloj të drejtash, çka është ligjërisht e detyrueshme nga marrëveshjet ndërkombëtare. Sigurisht që nuk do të lejojmë më shumë se sa është e mundur nga marrëveshjet e së drejtës ndërkombëtare dhe ligji ndërkombëtar, por natyrisht që gjithmonë dërgoj mesazhin se jemi vend i vogël miqësor dhe duam të ndërtojmë miqësi”, përfundon Zaev.



