Shoqëritë me zotërim publik të jenë pjesë e auditimit periodik nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Kjo është një nga kërkesat që u shtruan në tryezën e organizuar nga Komisioni i Posaçëm antikorrupsion këtë të hënë. Po ashtu ekspertët kërkuan ndërhyrjen në ligjin për pronarët përfitues për të pasur më shumë transparencë lidhur me përfituesit e tenderave.



