Vranësira dhe reshje shiu në disa zona të vendit, parashikimi i motit sot

Vranësira dhe reshje shiu në disa zona të vendit, parashikimi i motit sot

Vendi ynë do të ndikohet këtë të enjte nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, të shoqëruara me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.

 

Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë orëve të para të ditës dhe deri rreth mesditës moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura. 

 

Më pas priten alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare. Reshjet e shiut do të jenë të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes. 

 

Në ultësirën perëndimore ato do të paraqiten me intensitet të ulët deri mesatar, herë pas here në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në pjesën tjetër të territorit reshjet pritet të jenë kryesisht me intensitet të ulët.

 

Gjatë ditës, reshje të dobëta dhe shtrëngata të izoluara afatshkurtra mund të shfaqen përgjatë zonave malore. Pas orëve të pasdites, reshjet do të ndërpriten gradualisht në të gjithë vendin.

 

Era do të fryjë nga drejtimi juglindje-jugperëndim me një shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Ndërkohë, deti Adriatik dhe ai Jon do të paraqiten me valëzim të forcës 2 deri në 4 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy