Finlanda dhe Suedia në NATO, Prenga: Kërkesa në momentin e duhur

Finlanda dhe Suedia në NATO, Prenga: Kërkesa në momentin e duhur

Kërkesën e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësimin në NATO, këshilltari i presidentit për çështjet e mbrojtjes, Dedë Prenga, e sheh të hedhur në momentin e duhur. Në studion e lajmeve, Prenga tha se këtë e provon edhe rritja e mbështetjes nga qytetarët e këtyre vendeve për braktisjen e neutralitetit dhe anëtarësimin në NATO.

 Unë gjykoj që kërkesa është në momentin e duhur. NATO që në themelimin e saj dhe vit pas viti, në bazë të programit të saj, e ka zgjeruar anëtarësimin mbi bazën e parimit të dyerve të hapura dhe vullnetit të vendeve që duan të bëhen anëtare. Suedia dhe Finlanda kanë qëndruar neutrale deri në rënien e perdes së hekurt. Sot, mëse 60% e popullsisë në sondazhe, pas agresionit rus, e kanë përkrahur anëtarësimin në NATO, si garanci e shtuar për sigurinë dhe paqen.

Në lidhje me qëndrimet e Tiranës zyrtare lidhur me agresionin rus në Ukrainë, Prenga tha se  duhet të jenë të menduara mirë.

 Është relativisht e vështirë. Shqipëria duke nisur nga presidenti menjëherë pas fillimit të agresionit në Ukrainë ka përkrahur këtë të fundit dhe ka dënuar agresionin, duke iu bashkuar sanksioneve. Problemi ekonomik kërkon analizë më të gjatë e më të detajuar. Nganjëherë vendime e nxituara dalin jo shumë të efektshme. Një vendim i nxituar lë gjurmë në marrëdhëniet diplomatike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy