
Një në katër europianë, ose 25% e popullsisë, ka "qëndrime të forta negative" ndaj hebrenjve.
Kjo del nga studim i kryer mbi antisemitizmin në Evropë, Kanada, Afrikën e Jugut, Argjentinë dhe Brazil në periudhën prill-qeshor 2019.
Studimi është porositur nga Lega Anti-Shpifje (ADL), një organizatë ndërkombëtare hebraike.
Në Evropë, në perëndim vihen re pak ndryshime, por në qendër dhe në lindje ka, në krahasim me vitin 2015, një rritje e fortë e paragjykimeve për hebrejtë: Polonia (+ 11%), Ukraina (+ 14%), Rusia (+ 8%). Edhe në Hungari ka rritje, ndërsa në Itali dhe Austri vihet re një rënie e ndjeshme.



