Ndryshimet në Kodin Penal, Visha: Të mos jetë fryt vetëm i politikës. Ibraj: Krijohet situatë çorientuese
Juristi Ardian Visha për draftin e ri për Kodin Penal, thotë se nuk duhet të jetë vetëm fryt i politikës.
Duke folur për emisionin FactCheck në MCN Tv, Visha tha se ashtu si vetë shoqëria është gjithçka në evolucion, gjërat nuk ndryshojnë pa u zhvilluar.
“Nevoja dhe veprimi për një kod të ri duhet të jetë para së gjithash një nismë, punë dhe vendimmarrje e një tërësie faktorësh, kur përveç politikës duhet të ketë gjyqësori.”
Ndërsa për afatet e paraburgimit ku me ndryshimet në kod, afatet e paraburgimit dhe burgut, barazohen me 1 ditë burg, Visha tha se nuk ka pse të ndryshojë, pasi llogaritja e 1 dite paraburgim me 1.5 ditë burg, ka funksionuar.
Nga ana e tij juristi Marash Ibraj shprehet kundër ndryshimeve të shpeshta të çdo legjislacioni dhe aq më tepër të Kodit Penal.
“Krijon situatë çorientuese për kategorinë e juristëve dhe frekuentuesve të gjykatave. Për afatet e paraburgimit dhe burgut për mua është e gabuar se është dispozitë prej vitesh e konsoliduar dhe ndryshimi i saj do ishte çoroditje. Një ditë arrest shtëpie është një ditë dënim, një ditë arrest me burg është një ditë e gjysmë dënim.”
Ndërsa ndryshimet për mbrojtjen e nevojshme nga viktima kur i futen në banesë, Ibraj tha se dikush që nuk është mik në shtëpi, do të trajtohet si jo mik.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.