Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është i bindur se ukrainasit do ta kalojnë këtë dimër ashtu siç kanë duruar sulmet me raketa, kërcënimet bërthamore dhe shantazhet, sepse ata e dinë se për çfarë po luftojnë.
“Ne i rezistuam fillimit të luftës, duruam sulmet, kërcënimet, shantazhet bërthamore, terrorin, sulmet me raketa. Do të durojmë këtë dimër. Sepse ne e dimë se për çfarë po luftojmë”, shkroi lideri ukrainas në Telegram.
Ne po ecim përpara duke ditur se çfarë na pret në fund të rrugës. Besojmë se lotët do të zëvendësohen nga gëzimi, dëshpërimi do të pasohet nga shpresa dhe vdekja do të mposhtet nga jeta.



