G7 dënon sulmet ndaj civilëve në Ukrainë: Do t’i kërkojmë llogari Putinit

G7 dënon sulmet ndaj civilëve në Ukrainë: Do t’i kërkojmë llogari Putinit

Krerët G7 kanë dalë me një deklaratë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të mbajtur sot duke dënuar ashpër sulmet e Rusisë në Ukrainë.

G7 thekson se "sulmet pa dallim ndaj civilëve të pafajshëm përbëjnë krime lufte. Ne do t'i kërkojmë llogari Presidentit Putin dhe atyre që janë përgjegjës për këtë," shtojnë ata. 

"Njoftimi i një grupi të përbashkët ushtarak me Rusinë është shembulli më i fundit i bashkëpunimit të regjimit të Bjellorusisë me Rusinë," thanë udhëheqësit e G7 në një deklaratë. 

"Ne e sigurojmë Presidentin Zelensky se ne do të vazhdojmë të patrazuar dhe të fortë në angazhimin tonë për të mbështetur nevojat e Ukrainës për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje financiare, humanitare, ushtarake, diplomatike dhe ligjore dhe do të qëndrojmë me vendosmëri në krah të Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky”, thuhet në deklaratën e G7.

Kujtojmë që Zelensky kërkoi që shtatë vendet të ndihmojnë në krijimin e një “mburoje ajrore” mbi Ukrainën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy