
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka njoftuar ditën e sotme se do të nisin fluturimet esenciale në aeroportin “Nënë Tereza”. Nga nesër rinisin edhe fluturimet komerçiale.
Jam këtu për të komunikuar situatën në aeroportin e Rinasit për shkak të një greve të paligjshme. Do të nisin fluturimet esenciale; humanitare, emergjente, shëndetësore, diplomatike etj. Kemi arritur që me një përpjekje të madhe të ruajmë sasinë e vaksinave. Do të vijnë sot pas orës 3 pasdite. Është e pamundur të kemi fluturime komerciale. Kjo situatë e rëndë dhe e jashtëzakonshme pa dyshim na ka bërë të kuptojmë se ka qenë një plan i organizuar për të pasur një bllokim deri në ditën e fundit të zgjedhjeve megjithatë janë marrë të gjitha të dhënat për të bërë një verifikim të hollësishëm për zgjidhje. E rëndësishme është që janë marrë masat për të vënë në funksion dalëngadalë të gjitha funksionet. Nga ky moment do fillojnë të ulen të gjitha avionët që lidhen me çështje esenciale, ndërsa ato komerciale për të gjithë udhëtarët do fillojnë nga nesër në mëngjes.



