Sezoni turistik mes aksioneve/ Topuzi: Rënie mbi 25% e turizmit. Vendimet pa strategji po dëmtojnë sezonin (VIDEO)

Sezoni turistik mes aksioneve/ Topuzi: Rënie mbi 25% e turizmit. Vendimet pa strategji po dëmtojnë sezonin (VIDEO)

Sezoni turistik i këtij viti po zhvillohet mes aksioneve të papritura dhe mungesës së një strategjie afatgjatë. Vendimi i fundit i kryeministrit për lirimin e hapësirave publike në kulmin e sezonit ka krijuar pasoja për bizneset që operojnë në sektorin e turizmit.

Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Zak Topuzi, në një prononcim për “MCN Live”, thekson se edhe pas 30 vitesh, veprohet ende me aksione të menjëhershme, pa asnjë strategji të qartë për zhvillimin e turizmit.

Jemi mësuar me aksione që prej 30 vitesh. Asnjëherë nuk kemi funksionuar me një strategji të mirëfilltë, pa rregulla të qarta loje.

 Dhe vazhdojmë të mos kemi një strategji të dokumentuar për turizmin prej 13 vitesh. 

Në një vend ku turizmi zë një të katërtën e prodhimit të brendshëm bruto, nuk mund të merren vendime të tilla të menjëhershme pa u studiuar me kujdes situata.

Zënia e hapësirave publike ka qenë shpesh abuzive, por përgjegjësia nuk qëndron vetëm te bizneset, por edhe te mungesa e kontrollit dhe mosfunksionimi i institucioneve shtetërore.

Sipas tij, situata bëhet edhe më shqetësuese në kushtet kur turizmi ka pësuar një rënie prej mbi 25% këtë sezon, krahasuar me pritshmëritë në fillim të vitit.

Qeveria nuk arriti ta kuptojë se ky nuk është sezoni që ishte parashikuar. Nga diskutimet dhe të dhënat në terren, konstatohet një rënie e ndjeshme e turizmit të detit dhe rërës. 

Arsyeja kryesore është se ndodhemi në fazën e mbiturizmit, kemi 12 milion turistë për 2.3 milion banorë.

 Dhe vendet që e kanë turizmin si burim kryesor të të ardhurave janë gjithnjë në rrezik, sepse turizmi ndikon edhe në shumë industri të tjera të lidhura me të. 

Prandaj ky është problemi që nuk duhet të merren këto lloj aksione ose te merren vendime te menjëhershme pa e studiuar situatën siç duhet. 

Vendimet e menjëhershme dhe aksionet pa studim rrezikojnë jo vetëm sezonin aktual, por edhe besimin e tregut dhe perspektivën afatgjatë të zhvillimit turistik në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy