Çipi: Ka vasalitet ndaj SHBA, PD nuk është anti-amerikane. Jam kundër largimit të Ramës me dhunë

Çipi: Ka vasalitet ndaj SHBA, PD nuk është anti-amerikane. Jam kundër largimit të Ramës me dhunë

Regjisori Kastriot Çipi është i mendimit se e majta amerikane po komunistizohet dita ditës dhe se po bëhet më radikale, ndërsa për veten thotë se nuk është anti-amerikan.

Ai deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, se në Shqipëri vë re frymë vasaliteti nënshtrimi total ndaj SHBA.

Pse Partia Demokratike ka folur kundër Yuri Kim dhe Soros është anti-amerikane? Nuk mund ta thuash!

Nuk kam takuar njerëz që urrejnë Amerikën. As mes atyre që shkojnë në Foltore, apo ata që janë anëtarë të PD, nuk i shoh ta urrejnë Amerikën.

Nuk mund të jem anti-amerikan se nuk kam asgjë kundër kombit amerikan dhe as kundër kombit serb por kam shumëçka kundër Vuçiç dhe politikanëve të tjerë që bëjnë atë që bëjnë.

Fyhem të më thuash jam anti-serb. Nuk e urrej racën serbe si racë, si mund të urrej amerikanët? Çfarë më kanë bërë amerikanët që t’i urrej?

Nëse më thua je kundër Partisë Demokratike amerikane, them ‘po’ me plot gojën.

Ju nuk e quajtët Ramën anti-amerikan, kur tha se po erdhi Trump është fatkeqësi për botën.

Por unë jam kundër largimit me dhunë të Ramës, ka një mijë mënyra për ta larguar me paqe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy