Muzikali i famshëm “Moulin Rouge” vjen në një përshtatje të re në Broadway. Përshtatur nga John Logan dhe nën drejtimin e Alex Timbers, shfaqja vjen nën interpretimin e aktorëve të rinj dhe me pjesë muzikore nga Lady Gaga, Katy Perry, Lorde apo Adele. Në muzikal nuk është përfshirë “One Day I’ll Fly Away”, por “Lady Marmalade” vazhdon të jetë pjesë e tij.



