Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka ashpërsuar sot tonet e ligjërimit politik ndaj 2 partive të mëdha, PS-së dhe PD-së.
I ftuar në “News 24”, Vasili duke iu referuar disa deklaratave te Bashës lidhur me akuza ndaj LSI-së, i kujtoi atij një shifr3 që sipas kreut të LSI-së, vodhi gjatë kohës që ai ishte ministra i Transporteve.
"Nuk dua të prish gojën të merrem me njerëz që s’kanë ide në kokë e që merrem me timonë, tepsira e me gjëra. Basha flet për shushunja? Me siguri ai e ka patur fjalën për 250 milionë eurot që grabiti në rrugën Durrës-Kukës. Nuk kam asgjë për të denoncuar. A është ky presion? Jo, asnjë lloj presioni. Unë jam në dijeni, s’kam asgjë për të denoncuar, por jam në dijeni të fakteve", deklaroi Vasili.



