Skocia do të fillojë vaksinimin e fëmijëve nga mosha 5 deri në 11 vjeç kundër koronavirusit.
Është kjo deklarata e bërë ditën e sotme nga Kryeministri Nicholas Sturgeon, duke pranuar kështu rekomandimet e këshilltarëve britanikë për vaksinat anti-Covid.
Komiteti i Përbashkët i Vaksinimit dhe Imunizimit këshillon të katër vendet e Mbretërisë së Bashkuar për shtrirjen e fushatës së vaksinimit dhe deri më tani, janë ndjekur të gjitha rekomandimet e tij.
“Konfirmoj se qeveria skoceze ka pranuar rekomandimet e komisionit për vaksinimin e fëmijëve nga mosha 5 deri në 11 vjeç. Ne do ta zbatojmë këtë këshillë dhe procesi i shpërndarjes së vaksinave është në vijim”, deklaroi Sterzon.



